Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjishshme e Doganave në bashkëpunim Confindustria Albania zhvilluan sot aktivitetin me temë “Doganat dhe ndërkombëtarizimi, Përmirësimi i Sinergjisë”. Ky takim u mbajt në formën e një forum teknik, në vijim të procesit të konsultimit me firmat, lidhur me çështjet doganore që përfshijnë investitorët e huaj, vështirësitë që ata hasin, me qëllim sigurimin e një shërbimi me rezultate të menjëhershme për bizneset, si edhe për të mbledhjen e kërkesave dhe sugjerimet që do të përfshihen në rekomandimet që do t’i adresohen qeverisë për thjeshtimin
Një takim ky i projektuar për të favorizuar njohjen e procedurave në fuqi, risitë legjislative, zgjidhjet teknike dhe zhvillimet e pritshme në legjislacionin doganor në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare.
Në fjalën e tyre përshëndetëse znj. Mirela Meko, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe z.Donato D’Agostino, president i Confindustria Albania theksuan nevojën për të përmirësuar dialogun midis ndërmarrjeve dhe doganave duke filluar nga një sinergji konkrete për përfitim reciprok në drejtim të efikasitetit dhe transparencës. Ndërhyrjet e mëvonshme nga Ekspertët e Doganeve, të pranishëm në takim, shërbyen për të qartësuar rolin e Doganave, në rrugën e nisur drejt thjeshtimit të procedurave doganore
Përshpejtimi i procedurave doganore, thjeshtëzimi i marrjes së autorizimeve doganore, ulja e kontrollove fizike dhe dokumentave nga ana e Doganave, janë disa nga avantazhet për kompanitë që marrin certifikimin AEO (Operatori Ekonomik i autorizuar), një instrument i cili do të përshpejtojë praktikat doganore dhe do të thjeshtëzojë kontrollet në trafiqet tregtare ndërkombëtare.