Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Enton Shehu merr detyrën e drejtuesit të Degës Doganore Durrës
Tiranë, 26 Nëntor 2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Fation Shehu, prezantoi sot z. Enton Shehu si drejtuesin e ri të Degës Doganore Durrës.
Në një takim me punonjësit e kësaj strukture, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi përvojën e prej më shumë se 10 vitesh të z. Enton Shehu në administratën doganore, duke e konsideruar atë një njohës të mirë të proceseve dhe përgjegjësive që shoqërojnë këtë detyrë.
Duke vlerësuar nga ana tjetër rëndësinë strategjike të Degës Doganore Durrës në administrimin e veprimtarisë tregtare dhe në funksionimin e sistemit doganor, z. Fation Shehu theksoi se kjo strukturë kërkon një angazhim të vazhdueshëm për rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e proceseve të punës.
Në komunikimin me stafin, Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi se çdo punonjës ka një rol të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të administratës, duke kërkuar zbatim korrekt të procedurave, integritet në ushtrimin e detyrës dhe një qasje bashkëpunuese në përballimin e sfidave të përditshme.