Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore Tiranë, Denis Shabani
Tiranë, 26 Nëntor 2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Fation Shehu, prezantoi sot drejtuesin e ri të Degës Doganore Tiranë, z. Denis Shabani, gjatë një takimi me stafin e kësaj dege.
Gjatë fjalës së tij, z. Shehu vlerësoi profilin profesional dhe përvojën 27-vjeçare të z. Shabani në administratën doganore, duke shprehur besimin se drejtimi i tij do të kontribuojë në vijimësinë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së kësaj dege doganore.
Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga punonjësit përkushtim, përgjegjshmëri dhe tolerancë zero ndaj fenomeneve negative, me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe profesional.
Në këtë takim, z. Shehu vlerësoi gjithashtu kontributin dhe punën e deritanishme të z. Erion Ricku, i cili përfundon detyrën si drejtues i Degës Doganore Tiranë, duke e falënderuar për angazhimin dhe përgjegjësitë e ushtruara gjatë drejtimit të kësaj strukture.
Vijimi i punës me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim mbetet thelbësor për përmbushjen e objektivave të Administratës Doganore dhe forcimin e mëtejshëm të shërbimit doganor.