Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sëbashku me AKSHI-n dhe kompaninë Microsoft kanë zhvilluar për herë të parë një projekt mbi Inteligjencën Artificiale në Dogana me fokus analizën e riskut, vlerën doganore dhe klasifikimin tarifor.
Projekti mbi Inteligjencën Artificiale do të kontribuojë në përmirësimin e eficiencës së administratës doganore, forcimin e kapaciteteve analitike, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe rritjen e efektivitetit të kontrolleve, duke shfrytëzuar mundësitë që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore.
Projekti synon përmirësimin e analizës së riskut, automatizimin e përpunimit të të dhënave dhe krijimin e instrumenteve të raportimit për mbështetjen e vendimmarrjes dhe trajtimin e barabartë të bizneseve që do të përfshihen në listën jeshile dhe ato që do t’i nënshtrohen kontrollit doganor.
Inteligjenca Artificiale në veçanti dhe zhvillimet teknologjike në përgjithësi, janë në qendër të instrumentave të Doganës Shqiptare drejt arritjes së standardeve të doganave të Unionit Doganor të Bashkimit Evropian.