Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore Shqiptare, në vijim të kontrolleve për parandalimin e kontrabandës dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor, ka konstatuar një sasi prej rreth 8 tonësh arra të padeklaruara në Pikën Doganore Kakavijë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, punonjësit e Degës Doganore Kakavijë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, konstatuan një sasi prej rreth 8 tonësh arra, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore, në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Për shkeljen e konstatuar, strukturat doganore morën masat përkatëse administrative, duke vendosur një penalitet në vlerën 1,8 milionë lekë, në përputhje me parashikimet e Kodit Doganor.
Dogana Shqiptare mbetet maksimalisht e angazhuar në garantimin e konkurrencës së ndershme në treg, si dhe parandalimin dhe ndëshkimin e çdo forme paligjshmërie në kufi.