HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana Shqiptare zbulon dy raste paligjshmërie, 22,5 milionë lekë borxh doganor.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon pandërprerë kontrollet dhe verifikimet e thelluara përmes strukturave të saj hetimore, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet homologe dhe ato ndërkombëtare, për goditjen e çdo tentative të evazionit fiskal dhe kontrabandës me mallra. Nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe verifikimeve zyrtare me Autoritetet Doganore Greke, janë zbuluar dy raste të paligjshmërisë.

Rasti i parë lidhet me falsifikimin e dokumenteve për qëllime doganore. Nga krahasimi i dokumentacionit të tranzitit dhe faturave të dërguara nga autoritetet greke me ato të paraqitura në doganën shqiptare, konstatohen ndryshime rrënjësore në vlerat financiare dhe në të dhënat e marrësve.

Rasti i dytë lidhet me mospërputhjen drastike midis vlerës reale të mallrave të eksportuara dhe vlerës së deklaruar. Gjatë kontrollit rezultoi se janë deklaruar mallra me vlerë vetëm 46,639 euro, ndërkohë që vlera reale e verifikuar përmes dokumentacionit zyrtar është 237,615 euro.

Përmes kësaj skeme, subjektet synonin shmangien e detyrimeve tatimore e doganore ndaj buxhetit të shtetit. Për rastin e dytë, totali i borxhit doganor të gjeneruar, mbështetur në dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, llogaritet në 22,5 milionë lekë.

Si rezultat i hetimeve, Drejtoria e Hetimit Doganor ka referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndaj administratorëve të subjekteve importuese, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Kontrabandës me mallra të tjera” dhe “Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë paralelisht edhe për raste të tjera të dyshimta, bazuar në informacionin e përcjellë nga administratat doganore homologe.

Dogana Shqiptare mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e interesave të ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe ndëshkimin e çdo forme paligjshmërie në kufi.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters