HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Sistemet elektronike të doganave, fillojnë zbatimin me modulin e eksporteve

Ekspertët e UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Turizmin) kanë prezantuar gjatë ditës së sotme te Administrata Doganore Shqiptare dhe AKSHI zhvillimin e sistemit të eksporteve (AES), si moduli i parë që do të testohet në sistemin ri të doganave ASY5 EU sipas Strategjisë për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar në përputhje me sistemet e Informacionit Doganor të Bashkimit Europian, për periudhën 2025–2030. 

 

AES do të mundësojë digjitalizimin e plotë të procedurave të eksportit nga Shqipëria, në përputhje me kërkesat e Kodit Doganor Evropian (UCC-së). 

 

Objektivi kryesor i AES është të sigurojë që transaksionet e eksportit të nisura nga Shqipëria të mund të përfundohen në mënyrë elektronike në një shtet tjetër, pa pasur nevojë për ridërgimin e të dhënave. 

 

Sistemi do të mbështesë lloje të ndryshme deklaratash eksporti, nga deklaratat standarde te ato të thjeshtësuara ose plotësuese, përfshirë para paraqitjen dhe do të përfshijë procedura të thjeshtuara dhe zhdoganim të centralizuar të eksportit sipas parashikimeve të UCC. 

 

Komponentët kryesorë të AES do të jenë: platforma kombëtare e tregtarëve për dorëzimin e deklaratave, sistemi kombëtar i përpunimit të deklaratave të eksportit, si dhe ndërfaqet e nevojshme me sisteme të tjera (p.sh. NCTS për tranzitin dhe EMCS -sistemi per monitorimin dhe kontrollit e mallrave të akcizat). 

 

Me AES, eksportuesit shqiptarë do të kenë një proçes më të shpejtë dhe të parashikueshëm për daljen e mallrave nga territori doganor. Deklaratat doganore të eksportit do të paraqiten elektronikisht dhe do të procesohen në mënyrë të automatizuar, duke ulur gabimet njerëzore dhe duke eliminuar nevojën për dorëzim fizik dokumentesh. 

 

AES do të sigurojë komunikim të menjëhershëm midis doganës së eksportit dhe doganës së daljes, gjë që ul vonesat në pikat kufitare dhe u mundëson operatorëve ekonomikë menaxhim më efikas të dërgesave dalëse.

 

Gjithashtu, integrimi i kontrollit doganor në sistem ul kontaktin e drejtpërdrejtë të biznesit me zyrtarët doganorë dhe kështu redukton potencialin për praktika korruptive. Sistemi AES shqiptar do të integrohet me rrjetin e sistemeve të eksportit të BE-së, në mënyrë që të shkëmbejë automatikisht mesazhet elektronike me administratat doganore të Shteteve Anëtare. Kjo do të mundësojë njohjen reciproke të deklaratave të eksportit dhe rezultateve të kontrollit: p.sh., një deklaratë eksporti e paraqitur në Shqipëri do të njihet në pikat e daljes në BE dhe e kundërta. AES do të implementohet sipas specifikimeve teknike të Komisionit Evropian, duke siguruar ndërveprim teknik 100% me sistemet qëndrore të BE-së për eksportin. 

 

Në veçanti, AES do të ketë ndërfaqe kombëtare me NCTS dhe sistemin evropian të akcizave (EMCS), ashtu që të gjitha formalitetet e daljes të kryhen sipas standardeve evropiane. 

 

Zbatimi i AES do të sjellë shpejtësi, siguri dhe transparencë më të madhe në procedurat e eksportit. Sistem i unifikuar do të mundësojë gjurmim elektronik të çdo deklarate eksporti nga momenti i paraqitjes deri në daljen fizike të mallrave, duke siguruar një audit të plotë dhe duke lehtësuar kontrollet e mëvonshme. AES do të ndihmojë edhe në mbledhjen e saktë të të ardhurave doganore, pasi do të minimizojë gabimet në deklarim dhe evazionin fiskal.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters