Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
MINISTRIA E FINANCAVE
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE
Njoftim për shtyp
(15 Tetor 2026)
Mbi përdorimin e dy faktorëve për aksesin në sistemin e doganave “Asycuda Word”
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të rritjes së sigurisë së aksesit në sistemin doganor “Asycuda Word”, në bashkëpunim me UNCTAD dhe AKSHI do të rrisë në dy faktorë verifikimin (2FA), duke shtuar adresën e emailit si faktor të dytë për akses, për të gjithë përdoruesit e sistemit, përfshirë agjentët doganorë dhe operatorët ekonomikë që janë të licensuar si përfaqësues të drejtëpëdrejtë.
Për sa më lart, të gjithë përdoruesit që kanë akses në systemin “Asycuda Word” duhet të dërgojnë adresat e emailit në adresën
helpdesk.dpd@dogana.al,
sprocedurat.dpd@dogana.gov.al
akciza.dpd@dogana.gov.al
sipas profileve të proceseve të punës për të gjithë përdoruesit, përfshirë Administratorët e Agjencive Doganore, agjentët doganorë aktiv në sistem, Përfaqësuesit e drejtëpërdrejtë, Depozituesit e Miratuar (magazinë fiskale, prodhimi ose stokimi), Pritësit e Regjistruar ose përfaqësuesit fiskal.
Në rast të mosparaqitjes së informacionit të kërkuar, në momentin e implementimit të faktorit të ri të sigurisë, do të jetë i pamundur logimi në sistemin “Asycuda Word”, duke filluar nga data 03 nëntor 2026.