HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Shqipëri–BE, nis koordinimi për implementimin e sistemeve digjitale doganore

Bruksel, 01 Tetor 2026 – Një delegacion i Administratës Doganore Shqiptare, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Besmir Beja, mori pjesë në Bruksel në takimin e parë koordinues ndërmjet Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Tatimet dhe Bashkimin Doganor të Komisionit Europian (DG TAXUD), në funksion të implementimit nga Shqipëria të sistemeve digjitale doganore të BE-së. Takimi u fokusua në ecurinë e përgatitjeve të Administratës Doganore Shqiptare për arritjen e ndërveprueshmërisë së plotë me mjedisin digjital doganor të Bashkimit Europian, si një komponent i rëndësishëm i procesit të integrimit.

Gjatë diskutimeve u prezantua situata aktuale dhe planifikimi për implementimin e ASYCUDA 5, si dhe ecuria e sistemeve të tjera digjitale doganore, përfshirë TARIC, National Single Window, ASYHUB dhe NCTS. Në këtë kuadër, delegacioni shqiptar prezantoi punën e zhvilluar deri më tani dhe planifikimin për fazat e mëtejshme të përgatitjeve.

Në fjalën e tij, z. Beja theksoi se Qeveria Shqiptare ka prioritet parësor digjitalizimin e infrastrukturës sonë doganore dhe ndërveprueshmërinë e saj me sistemet e Bashkimit Europian.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave theksoi se, “jemi edhe më të vendosur për të ndërtuar me UNCTAD të 22 sistemet dhe modulet e reja në kohë dhe sipas standardeve të BE-së, si dhe të sigurojmë ndërveprueshmërinë në kohë të sistemit tonë të ri ASY5 me NCTS, ITMS dhe National Single Window”.

Një pjesë e takimit iu kushtua metodologjisë së bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe DG TAXUD, raportimit dhe monitorimit të progresit, shkëmbimit të pikave të kontaktit për projektet specifike, si dhe koordinimit të mëtejshëm teknik ndërmjet palëve. Në fokus ishte gjithashtu vendosja e një mekanizmi të rregullt koordinimi dhe monitorimi, përmes takimeve periodike për projektet specifike dhe takimeve tremujore për vlerësimin e ecurisë së përgjithshme të procesit.

I mbështetur nga një plan i qartë veprimi afatshkurtër, takimi koordinues me DG TAXUD synon të përshpejtojë një nga pikat tona kryesore të referencës në kuadër të negociatave për mbylljen e Kapitullit 29, “Bashkimi Doganor”.

Paralelisht me implementimin e NCTS, Shqipëria po ecën përpara me përgatitjet ligjore për aderimin në Konventën për një Procedurë të Përbashkët Tranziti. Projektligji për miratimin e Konventës është përgatitur nga Administrata Doganore Shqiptare pritet t'i kalojë së shpejti për shqyrtim Këshillit të Ministrave dhe më pas Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me procedurat tona kombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters