HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Të ardhurat nga Doganat në 8 muajt e parë të vitit arrijnë në rreth 165 miliardë lekë

Tiranë, 24 Shtator 2026 - Të ardhurat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2026 arritën në 164.9 miliardë lekë, ose rreth 6.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

 

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave nga Doganat për një periudhë 8-mujore, duke reflektuar përmirësimin e administrimit doganor, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe forcimin e kontrolleve për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesave fiskale të shtetit.

 

FAKTORËT KRYESORË QË KANË NDIKUAR NË RRITJEN E TË ARDHURAVE:

 

Akciza

 

Të ardhurat nga akciza janë rritur me rreth 2 miliardë lekë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2025. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka dhënë importi i cigareve, me rreth 1.4 miliardë lekë më shumë, i shoqëruar edhe me rritje të sasisë së importuar dhe të konsumit me rreth 111 tonë.

 

Rritje të të ardhurave janë regjistruar gjithashtu nga:

 

·         Karburanti i importuar: +258 milionë lekë

·         Produkte të tjera: +66 milionë lekë

·         Duhani i prodhuar në vend: +41 milionë lekë

·         Birra e importuar: +36 milionë lekë

 

TVSH në import

 

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë rritur me rreth 4.4 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

 

Rritja është ndikuar kryesisht nga:

 

·         Karburanti i importuar: +2.5 miliardë lekë

·         Veshjet: +673 milionë lekë

·         Cigaret: +462 milionë lekë

·         Kompjuterë dhe printerë: +304 milionë lekë

 

Taksa doganore

 

Të ardhurat nga taksat doganore janë rritur me rreth 568 milionë lekë, ku ndër kategoritë që kanë dhënë kontributin kryesor janë:

 

·         Veshje, këpucë dhe artikuj të tjerë: +136 milionë lekë

·         Metalet bazë: +74 milionë lekë

·         Produkte të tjera: +64 milionë lekë

 

Rezultatet e 8-mujorit dëshmojnë vijimin e performancës pozitive të të ardhurave doganore, në një kohë kur Administrata Doganore vijon të kombinojë lehtësimin e procedurave për biznesin me forcimin e kontrollit dhe luftën ndaj informalitetit, në funksion të një tregu më të rregullt dhe konkurrencës së ndershme.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters