HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore në Takimin e 22-të të Komitetit Teknik për Lehtësimin e Transportit

Tiranë, 24 Shtator 2026 – Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në Takimin e 22-të të Komitetit Teknik për Lehtësimin e Transportit, të zhvilluar në Petrovac, Mali i Zi, në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe angazhimeve për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian në fushën e transportit dhe lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar.

Takimi, i organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit (TCT), mblodhi përfaqësues të partnerëve të Ballkanit Perëndimor, institucioneve dhe organizatave rajonale, si dhe përfaqësues të sektorit privat, me fokus progresin në zbatimin e masave për lehtësimin e transportit dhe përmirësimin e funksionimit të pikave të kalimit kufitar.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua progresit të Transport Facilitation Action Plan, përfshirë zbatimin e iniciativës Green Lanes dhe masat për thjeshtimin e procedurave, reduktimin e kohës së pritjes dhe përmirësimin e qarkullimit të mallrave dhe mjeteve në pikat e kalimit kufitar.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe progresi i Shqipërisë në zbatimin e masave për lehtësimin e transportit, si dhe koordinimi ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve që operojnë në pikat e kalimit kufitar.

Në fokus të takimit ishin gjithashtu asistenca teknike e CONNECTA për projektimin dhe modernizimin e pikave prioritare të kalimit kufitar, programi Safe and Secure Truck Parking (SSTP), si dhe përditësimi i udhërrëfyesit për liberalizimin e tregut të transportit rrugor. Përfaqësues të organizatave rajonale, shoqatave të transportit rrugor dhe dhomave të tregtisë sollën gjithashtu në diskutim çështje dhe problematika të evidentuara nga sektori privat.

Takimi u parapri nga Workshop-i për Western Balkans Register of Road Undertakings (WBRRU), një projekt që synon ndërlidhjen dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet regjistrave kombëtarë të ndërmarrjeve të transportit rrugor në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me kërkesat dhe standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë workshop-it u diskutua mbi ecurinë e projektit, modelin teknik të funksionimit të WBRRU-së, gatishmërinë e regjistrave kombëtarë dhe hapat e nevojshëm për integrimin dhe fazën e testimit të sistemit.

Pjesëmarrja në këto mekanizma rajonalë mbështet përpjekjet për modernizimin e pikave të kalimit kufitar, digjitalizimin dhe thjeshtimin e procedurave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e kushteve për një qarkullim më të shpejtë e më efikas të mallrave në rajon, në përputhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters