HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Njoftim për Shtyp mbi manualin e ri për procedurën e vlerësimit në zhdoganimin e automjeteve

Tiranë, 18 Shtator 2026 – Administrata Doganore Shqiptare informon se manuali për procedurën e vlerësimit në zhdoganimin e automjeteve ka si qëllim kryesor përcaktimin sa më real dhe të drejtë të vlerës së automjeteve të prodhuara brenda 10 viteve të fundit, vetëm në rastet kur nuk plotësohen kushtet për vlerësimin e tyre sipas metodës së transaksionit, referuar neneve 66–69 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.  

Vetëm në këto raste, për përcaktimin e vlerës së automjetit Administrata Doganore do t’u referohet çmimeve reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara, adresat e të cilave janë të përcaktuara në manual.

Një nga risitë e manualit është se, krahas të dhënave teknike të marra në konsideratë deri më tani, përfshihet edhe numri i kilometrave të përshkuara nga automjeti deri në momentin e zhdoganimit. Ky element përbën një të dhënë të rëndësishme, e cila ndikon drejtpërdrejt në vlerën reale të mjetit.

Të dhënat e marra nga këto burime përdoren për të mbështetur analizën dhe dokumentimin e rastit vetëm kur nuk mund të zbatohen metodat e tjera të vlerësimit, sipas rendit të përcaktuar 1–5.

Manuali i ri nuk sjell asnjë ndryshim në mënyrën e vlerësimit të automjeteve më të vjetra, të prodhuara më shumë se 10 vjet përpara vitit aktual.

Hyrja në fuqi e këtij manuali nuk ka si qëllim rritjen e të ardhurave nga zhdoganimi i automjeteve, por përcaktimin e vlerës së tyre në mënyrë sa më të drejtë, objektive dhe të mbështetur në të dhëna reale.

Në rastet kur nuk plotësohen kushtet për vlerësimin e automjeteve sipas metodës së transaksionit dhe metodave të tjera të vlerësimit sipas rendit të përcaktuar 1–5, zbatimi i manualit të ri mundëson një shpërndarje më të drejtë të detyrimeve për të njëjtën kategori automjetesh,  me të njëjtën markë, vit prodhimi, cilindratë dhe lloj karburanti, duke marrë në konsideratë edhe diferencat në kilometrat e përshkuara.

Në këtë mënyrë, synohet që vlerësimi doganor të reflektojë sa më saktë karakteristikat dhe gjendjen konkrete të automjetit në momentin e zhdoganimit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters