HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore dhe DIHA, dialog me biznesin gjerman për reformat dhe sfidat drejt integrimit në BE

Tiranë, 17 Shtator 2026 – Administrata Doganore Shqiptare dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA) zhvilluan një forum të përbashkët me përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kompanive që operojnë në Shqipëri, me fokus lehtësimin e procedurave dhe përgatitjen e biznesit për ndryshimet që sjell procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

Në forum morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, drejtues të departamenteve dhe strukturave kryesore të Administratës Doganore, Drejtoresha e GIZ për Shqipërinë, znj. Jule Schultz, Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, z. Bledar Mankollari, si dhe përfaqësues të kompanive nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, u ndal te prioritetet e Administratës Doganore në kuadër të procesit të integrimit europian, me fokus përafrimin me legjislacionin dhe standardet e BE-së, modernizimin dhe digjitalizimin e sistemeve doganore, si dhe rritjen e profesionalizmit të administratës.

Ai theksoi se, “transformimi i Administratës Doganore duhet të ecë paralelisht me përgatitjen e biznesit për mjedisin e ri doganor europian, përmes përshtatjes së sistemeve, stafit të trajnuar dhe rritjes së kapaciteteve për t'iu përgjigjur kërkesave të reja që sjell integrimi në BE”.

Nga ana e saj, Drejtoresha e GIZ për Shqipërinë, znj. Jule Schultz, vlerësoi rëndësinë e një shkëmbimi të hapur dhe praktik mes Doganës dhe biznesit, duke theksuar se mbështetja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian mbetet një nga drejtimet kryesore të punës së GIZ.

Në këtë kuadër, ajo evidentoi rolin e EU4Trade, të bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane dhe Bashkimi Evropian, në mbështetjen e një tregtie më të lehtë, më të parashikueshme dhe gjithnjë e më të përafruar me standardet e BE-së. Bashkëpunimi me administratat doganore përfshin thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave, forcimin e menaxhimit të riskut dhe mbështetjen e programeve për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (AEO).

Një vëmendje e veçantë gjatë forumit iu kushtua statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar, AEO dhe përfitimeve që ai krijon për bizneset nëpërmjet procedurave më të lehtësuara dhe një marrëdhënieje të bazuar në besim dhe përputhshmëri me Administratën Doganore.

Drejtori i Përgjithshëm, z. Beja, ftoi kompanitë pjesëmarrëse që plotësojnë kriteret të konsiderojnë aplikimin për statusin AEO, duke theksuar se zgjerimi i numrit të operatorëve të autorizuar mbetet një nga prioritetet e Administratës Doganore. “Aktualisht janë 23 operatorë me status AEO dhe mbi 15 aplikime të tjera janë në proces, ndërsa puna po vijon për zgjerimin e mëtejshëm të këtij programi,” u shpreh ai.

Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu digjitalizimi dhe sistemet e reja që po implementohen në funksion të integrimit europian, përfshirë NCTS – New Computerised Transit System, i cili synon të lehtësojë dhe modernizojë procedurat e tranzitit dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave në përputhje me standardet europiane.

Forumi konfirmoi rëndësinë e vijimit të dialogut të drejtpërdrejtë mes Administratës Doganore, partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit, në mënyrë që reformat që shoqërojnë procesin e integrimit europian të zhvillohen në konsultim me operatorët ekonomikë dhe të adresojnë nevojat konkrete të aktivitetit të tyre.

Administrata Doganore do të vijojë konsultimin me biznesin, me synimin që modernizimi i procedurave të shoqërohet me më shumë lehtësi, transparencë dhe parashikueshmëri për operatorët ekonomikë, si dhe me një përfshirje më të gjerë të kompanive në programin AEO.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters