HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana Shqiptare referon në SPAK një rast të dyshuar që cenon interesat financiare të BE

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, ka bërë publik një rast të referuar së fundmi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian.

"Dogana Shqiptare ka referuar në SPAK një çështje që lidhet me përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, të paraqitura si të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për realizimin e operacioneve fiktive të zhdoganimit dhe eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Duke qenë se në këtë skemë janë përdorur materiale të ngjashme me ato zyrtare të administratës doganore shqiptare, çështja është referuar në SPAK, ndërsa njëkohësisht është njoftuar edhe Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), me qëllim hetimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie, e cila cenon kryesisht interesat financiare të Bashkimit Europian", u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Doganave.

Ai u shpreh se gjatë kësaj periudhe Dogana Shqiptare ka bërë publike dhe një sërë rastesh të goditjes së paligjshmërisë, si në Portin e Durrësit, Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës por edhe në degë të tjera doganore, ku, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë parandaluar dhe goditur jo vetëm shkeljet në fushën doganore, por edhe raste që lidhen me trafikimin e mundshëm të lëndëve narkotike.  

"Gjatë kësaj periudhe kemi bërë publike një sërë rastesh të goditjes së paligjshmërisë në Portin e Durrësit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe në pika të tjera doganore, ku, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kemi parandaluar dhe goditur jo vetëm shkeljet në fushën doganore, por edhe raste që lidhen me trafikimin e mundshëm të lëndëve narkotike. Në çdo rast janë kryer referimet përkatëse pranë organeve kompetente, si në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ashtu edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), sipas kompetencës," deklaroi z. Beja.

Në përfundim, ai ritheksoi se Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar për të përmbushur me përgjegjësi misionin e saj ligjzbatues, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për parandalimin dhe luftimin e çdo forme të paligjshmërisë në kufijtë e Republikës së Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters