HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore forcon bashkëpunimin me UNCTAD për harmonizimin e sistemeve IT me standardet e BE-së

Londër, 09 Korrik 2026 - Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Modernizimit dhe Harmonizimit të Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me Bashkimin Europian, përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare, së bashku me ekspertët e UNCTAD, (UN Conference on Trade and Development), z. Dmitry Godunov, Koordinator Rajonal për Euro-Azinë dhe z. Constantin Ciuta, Menaxher Projekti, po zhvillojnë një workshop të dedikuar për sistemin e ri ASY-5 dhe zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Në fokus të diskutimeve është hartimi i Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë së IT-së, një nga kërkesat kryesore (benchmark) të Drejtorisë së Përgjithshme për Taksat dhe Bashkimin Doganor të Komisionit Europian (DG TAXUD) në kuadër të procesit të negociatave për Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor.

Ekspertët e UNCTAD vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin shumëvjeçar me Administratën Doganore Shqiptare, duke e konsideruar atë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e sistemeve të reja të teknologjisë së informacionit sipas standardeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu, u theksua rëndësia e ndërveprimit dhe integrimit të projekteve strategjike, si: Sistemi i Tranzitit (NCTS), Tarifa e Integruar Doganore (TARIC) dhe Dritarja e Vetme Doganore (National Single Window), me qëllim ofrimin e shërbimeve të koordinuara për biznesin dhe institucionet.

Nga ana e Administratës Doganore Shqiptare u nënvizua rëndësia e ndërtimit të një infrastrukture moderne të teknologjisë së informacionit, të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian. Zhvillimi i këtyre sistemeve, duke shfrytëzuar edhe teknologjitë e inteligjencës artificiale, do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e analizës së riskut, uljen e kostove dhe kohës së përpunimit të deklaratave doganore, si dhe në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në tregun e përbashkët europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters