Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 17 Qershor 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit ka miratuar vendimin nr. 37, datë 17.06.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan për gazoilin dhe benzinën, si dhe për gazoilin për peshkim.
Sipas vendimit, çmimet maksimale të miratuara janë:
• Me shumicë:
– 164 lekë/litër për gazoilin
– 154 lekë/litër për benzinën
• Me pakicë:
– 176 lekë/litër për gazoilin
– 166 lekë/litër për benzinën
• Gazoil për peshkim:
– 81 lekë/litër
Çmimet janë përcaktuar në bazë të metodologjisë së parashikuar në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, duke reflektuar çmimet ndërkombëtare të bursës, të publikuara nga “S&P Global Platts”, detyrimet doganore dhe tatimore në fuqi, si dhe marzhet maksimale të lejuara të tregtimit.
Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, çmimet e miratuara rezultojnë nën pragjet e parashikuara për aplikimin e akcizës së reduktuar, ndaj do të vazhdojë të zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Vendimi hyn në fuqi më datë 17.06.2026, ora 13:00, dhe mbetet i zbatueshëm deri në një vendim të ri të Bordit. Ai është i detyrueshëm për të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë nënproduktet e naftës dhe gazit.