Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Vendim i Bordit të Transparencës, datë 10 Qershor 2026
Tiranë, 10 Qershor 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të gazoilit dhe benzinës, në përputhje me metodologjinë e përcaktuar në legjislacionin në fuqi.
Çmimet tavan të miratuara:
Shitje me shumicë
Gazoil: 176 lekë/litër
Benzinë: 159 lekë/litër
Shitje me pakicë
Gazoil: 188 lekë/litër
Benzinë: 171 lekë/litër
Gazoil për peshkim
92 lekë/litër
Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, çmimet e miratuara mbeten nën pragjet e përcaktuara për aplikimin e akcizës së reduktuar, ndaj niveli i akcizës do të vijojë të zbatohet 100%.
Vendimi hyn në fuqi më 10.06.2026, ora 14:00, dhe do të jetë i zbatueshëm deri në një njoftim të mëtejshëm të Bordit. Operatorët ekonomikë nuk mund t’i tregtojnë këto produkte mbi çmimet tavan të miratuara, ndërsa mbeten të lirë t’i ofrojnë ato me çmime më të ulëta.