HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Ministri i Financave dhe Ambasadori Britanik inspektojnë sistemet e reja të monitorimit kufitar në Bllatë

Bllatë, 08.06.2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, së bashku me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, zhvilluan një vizitë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, ku u njohën nga afër me investimin e realizuar nga Mbretëria e Bashkuar për modernizimin e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit në pikat kufitare shqiptare.

Vizita u fokusua në rezultatet e projektit të financuar nga Home Office International Operations, i cili ka mundësuar instalimin e sistemeve moderne të kamerave dhe teknologjive të monitorimit në 11 pika doganore në vend, me një vlerë totale prej 1.6 milionë paundësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi për forcimin e kapaciteteve operacionale të Administratës Doganore. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, si përfituese e këtij projekti, tashmë ka në dispozicion 121 kamera të reja me teknologji moderne, që na sigurojnë që të kontrollojmë në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha pikat tona kufitare. Çdo qytetar dhe çdo biznes që kalon në territorin e Republikës së Shqipërisë do të ketë kontrollin e duhur, por do të shohë edhe shpejtësinë e duhur në këtë kontroll”, u shpreh Beja.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se investimi i realizuar nga Mbretëria e Bashkuar përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sigurisë kufitare dhe modernizimin e infrastrukturës së kontrollit në pikat doganore. “Ndodhemi sot në pikën doganore të Bllatës, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtorin e përgjithshëm të Doganave, për të parë nga afër investimin e bërë në sistemin e kamerave monitoruese nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet Home Office. Ky është një investim i cili shtrihet në 11 pika doganore dhe kap një vlerë prej 1.6 milionë paundësh”, u shpreh Ministri Malaj.

Nga ana e tij, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve britanike dhe Administratës Doganore Shqiptare, duke nënvizuar rezultatet konkrete të arritura gjatë viteve të fundit dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti. “Ajo që kemi bërë, duke bashkëpunuar me doganat, është vërtet një shembull i bashkëpunimit shumë të ngushtë që ekziston tani mes dy vendeve tona për këto çështje. Kemi rezultate pozitive, bashkëpunim pozitiv dhe jam vërtet i kënaqur që kemi pasur mundësi të punojmë së bashku gjatë viteve të fundit për të arritur në këtë fazë”, u shpreh Ambasadori Abbott.

Administrata Doganore Shqiptare dhe institucionet britanike kanë ndërtuar ndër vite një bashkëpunim të suksesshëm në fushën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër aktiviteteve të paligjshme. Përmes mbështetjes së Home Office International Operations dhe HM Revenue & Customs (HMRC), janë realizuar investime në teknologji moderne monitorimi, sisteme të leximit automatik të targave dhe programe të përbashkëta operacionale që kanë kontribuar në rritjen e efektivitetit të kontrolleve dhe forcimin e luftës kundër kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.

Ky partneritet ka sjellë rezultate të prekshme edhe në operacionet e përbashkëta të zhvilluara në Portin e Durrësit dhe pika të tjera kufitare, duke u konsideruar një model bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar për të vijuar investimet në teknologji dhe modernizimin e proceseve të kontrollit, në funksion të rritjes së sigurisë, lehtësimit të tregtisë së ligjshme dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët dhe biznesin.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters