Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 04 Qershor 2026 – Bordi i Transparencës ka miratuar Vendimin nr. 31, datë 04.06.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Në bazë të këtij vendimi, çmimet tavan të miratuara janë si më poshtë:
Çmimet tavan për shitjen me shumicë:
183 lekë/litër për gazoilin;
163 lekë/litër për benzinën.
Çmimet tavan për shitjen me pakicë:
195 lekë/litër për gazoilin;
175 lekë/litër për benzinën.
Çmimi tavan për gazoilin për peshkim:
100 lekë/litër për gazoilin për peshkim.
Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, niveli i akcizës vijon të zbatohet i plotë (100%), pasi çmimet e miratuara mbeten nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.
Efektet e këtij vendimi fillojnë në datë 04.06.2026, ora 15:30 dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të Bordit të Transparencës.