HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Përfaqësues të Doganës Shqiptare marrin pjesë në takimin rajonal mbi luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit

Tiranë, 04.06.2026 - Përfaqësues të Doganës Shqiptare morën pjesë në Takimin Rajonal të Administratave Doganore dhe të Policive Kufitare zhvilluar më 2–3 qershor 2026 në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë, në kuadër të projektit të SEESAC, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Takimi mblodhi ekspertë të sigurisë kufitare, doganave, policive dhe organizatave ndërkombëtare për të diskutuar sfidat dhe kërcënimet në zhvillim që lidhen me trafikimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, municioneve dhe komponentëve të tyre, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rajonal në këtë fushë.

Gjatë sesioneve të punës u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për administratat doganore, përfshirë përdorimin e platformave të tregtisë elektronike, dërgesat postare dhe pakot e vogla, si kanale potenciale për trafikimin e armëve, zbatimin e kontrolleve kufitare të bazuara në analizën e riskut, si dhe ndikimin e teknologjive të reja dhe kërcënimeve emergjente, përfshirë komponentët e prodhuar me printim 3D, dronët dhe armët e falsifikuara.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua shkëmbimit të praktikave më të mira dhe prezantimit të përvojave kombëtare në luftën kundër trafikimit të armëve dhe eksplozivëve. Përfaqësuesit e Doganës Shqiptare kontribuuan në diskutimet teknike dhe grupet e punës, duke ndarë përvojën e administratës sonë në forcimin e kontrolleve doganore, menaxhimin e riskut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për garantimin e sigurisë së kufijve.

Pjesëmarrja në këtë takim konfirmon angazhimin e Administratës Doganore Shqiptare për të forcuar kapacitetet operacionale, për të përmirësuar mekanizmat e zbulimit dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme ndërkufitare, si dhe për të kontribuar aktivisht në sigurinë rajonale dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters