HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Zhvillohet Forumi Biznes - Dogana në Durrës

Durrës, 02.06.2026 - Drejtoria e Përgjithshme e Doganave zhvilloi sot në Durrës forumin Biznes – Dogana, një platformë e rëndësishme dialogu me komunitetin e biznesit, e fokusuar në sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit europian, modernizimi i Administratës Doganore dhe zgjerimi i programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO).

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, prezantoi prioritetet kryesore të Administratës Doganore në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se fokusi mbetet përafrimi i plotë i legjislacionit doganor shqiptar me “acquis communautaire”, modernizimi institucional dhe zhvillimi i sistemeve të avancuara teknologjike në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Drejtori Beja bëri të ditur se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka përcjellë pranë Ministrisë së Financave paketën e ndryshimeve në Kodin Doganor, me synimin për harmonizimin e plotë të kuadrit ligjor me legjislacionin europian, ndërsa paralelisht po punohet për forcimin e kapaciteteve administrative dhe rishikimin e strukturës organizative për t’iu përgjigjur kërkesave të procesit të integrimit.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e reformës është transformimi digjital i shërbimeve doganore. Në bashkëpunim me UNCTAD, Administrata Doganore do të ndërtojë dhe integrojë 24 sisteme dhe module të reja, duke siguruar ndërveprimin me sistemet doganore të Bashkimit Europian dhe duke krijuar kushtet për një administratë moderne, efikase dhe të bazuar në analizën e riskut.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, z. Neritan Golja, vlerësoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet Administratës Doganore dhe biznesit, si një element kyç për rritjen e konkurrueshmërisë dhe përgatitjen e sipërmarrjes shqiptare për tregun europian.  

Gjatë forumit u theksua se suksesi i procesit të integrimit nuk varet vetëm nga Administrata Doganore, por kërkon edhe angazhimin aktiv të biznesit. Përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga negociatat për Kapitullin 29, Bashkimi Doganor dhe objektivi për mbylljen e tyre brenda tremujorit të parë të vitit 2027 kërkojnë investime të vazhdueshme në sisteme teknologjike, kapacitete njerëzore dhe procese të harmonizuara me standardet europiane.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO), i cili përfaqëson një nga instrumentet më të rëndësishme për lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e sigurisë së zinxhirit logjistik. Administrata Doganore ka intensifikuar fushatën e ndërgjegjësimit dhe komunikimit me bizneset, dhomat e tregtisë dhe shoqatat e sipërmarrjes për të promovuar përfitimet e këtij statusi.

Aktualisht, 20 operatorë ekonomikë gëzojnë statusin AEO, ndërsa një numër aplikimesh të tjera janë në proces shqyrtimi. Ky status u ofron bizneseve përfitime të rëndësishme: më pak kontrolle fizike dhe dokumentare, trajtim prioritar në procedurat doganore, akses më të lehtë në thjeshtimet doganore dhe përfitime që lidhen me marrëveshjet e njohjes reciproke me vendet e rajonit dhe, në perspektivë, me tregun e përbashkët europian.

Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet administratës dhe komunitetit të biznesit, duke theksuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe përgatitja e përbashkët për standardet e Bashkimit Europian janë elementë kyçë për ndërtimin e një mjedisi tregtar më konkurrues, transparent dhe të sigurt.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters