Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 02 Qershor 2026 – Bordi i Transparencës ka miratuar Vendimin nr. 30, datë 02.06.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Në bazë të këtij vendimi, çmimet tavan të miratuara janë si më poshtë:
Çmimet tavan për shitjen me shumicë:
179 lekë/litër për gazoilin
164 lekë/litër për benzinën
Çmimet tavan për shitjen me pakicë:
191 lekë/litër për gazoilin
176 lekë/litër për benzinën
Çmimi tavan për gazoilin për peshkim:
96 lekë/litër për gazoilin për peshkim
Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, niveli i akcizës vijon të zbatohet i plotë (100%), pasi çmimet e miratuara mbeten nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.
Efektet e këtij vendimi fillojnë në datë 02.06.2026, ora 15:00 dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të Bordit të Transparencës.