HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Doganat miratojnë udhëzimin për garancinë globale, lehtësi për bizneset

Tiranë, 01.06.2026 - Në vijim të procedurave lehtësuese për bizneset, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka miratuar  Manualin Udhëzues “Mbi Procedurat Standarde të Operimit për Miratimin, Funksionimin dhe Administrimin e Garancisë Globale/Gjithëpërfshirëse, Garancisë së Reduktuar dhe Përjashtimit nga Garancia në Doganën Shqiptare”.

Ky manual ka për qëllim të përshkruajë procedurat standarde të operimit për miratimin, funksionimin dhe administrimin e Garancisë Globale/Gjithëpërfshirëse, Garancisë së Reduktuar dhe Përjashtimit nga Garancia në Doganën Shqiptare. Ai ofron udhëzime për operatorët ekonomikë që dëshirojnë të përfitojnë nga këto mundësi dhe siguron që proceset të jenë të qarta dhe të përcaktuara.

Garancia Globale ofron mundësi për menaxhimin dhe mbikqyrjen e procedurave doganore në një garanci të vetme. Ndërkohë që “Garancia e Reduktuar” dhe “Përjashtimi nga Garancia” janë mundësi që lejojnë uljen e kostove financiare për mbajtjen e garancive dhe thjeshtimin e proceseve për operatorët ekonomikë që përmbushin kushte të caktuara.

Fillimisht garancia globale, e reduktuar dhe përjashtimi nga garancia do t’iu ofrohet Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO), duke rritur në mënyrë të prekshme përfitimet financiare për këto operatorë që janë certifikuar nga procedurat vlerësuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Operatori ekonomik duhet të jetë i vendosur në Republikën e Shqipërisë dhe të ketë aktivitet të regjistruar aktiv në sistemin informatik të Doganës Shqiptare, të ketë histori të pastër në pagesat doganore dhe të jetë përdorues i rregullt i regjimeve doganore ku ata përfshihen ose operatorë të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm dhe të demonstrojë një nivel të mjaftueshëm të likuiditetit financiar dhe besueshmërie.

Sipas udhëzuesit, operatori ekonomik duhet të ketë aftësi paguese që do të kërkohen për të provuar nëse aplikuesi ka gjendje të mirë financiare, që i lejon atij të përmbushë angazhimet që rrjedhin e lidhen me karakteristikat e llojit të aktivitetit në fjalë, në përputhje me kriteret e përcaktuara në Kodin Doganor.

Procedurat e zbatimit të Garancisë Globale parashikon se mund të përdoret për dy ose më shumë operacione apo regjime doganore ndërkohë që “Garancia e reduktuar” lejon një mbulim më të vogël/të ulët për detyrimet doganore, duke ulur koston për operatorin ekonomik dhe “Përjashtimi nga garancia” lejon ndihmën për ata operatorë ekonomikë që kanë treguar besueshmëri të lartë në zbatimin e rregullave dhe procedurave doganore.

Manuali ka për qëllim të ofrojë një kuptim të plotë të procesit të administrimit të Garancisë Globale, Garancisë së Reduktuar dhe Përjashtimit nga Garancia në Doganën Shqiptare. Operatorët ekonomikë duhet të sigurohen që ndjekin çdo proçedurë dhe të respektojnë rregullat për të përfituar nga këto mundësi si dhe për të shmangur komplikimet ligjore.

Dokumenta ndihmëse

  • Manual Udhezues mbi P. S. O. për Garancine Globale te reduktuar dhe perjashtimin nga Garancia 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters