Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 20 maj 2026 – Bordi i Transparencës ka miratuar vendimin nr. 24, datë 20.05.2026, mbi çmimet tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Sipas vendimit, çmimet tavan për shitjen me pakicë janë përcaktuar:
• 202 lekë/litri për gazoilin;
• 188 lekë/litri për benzinën.
Ndërsa çmimet tavan për shitjen me shumicë janë:
• 190 lekë/litri për gazoilin;
• 176 lekë/litri për benzinën.
Vendimi parashikon që niveli i akcizës të vijojë të zbatohet i plotë, pasi çmimet e miratuara mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.
Efektet e këtij vendimi hyjnë në fuqi më datë 20.05.2026, ora 18:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në një njoftim të dytë.