HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Doganave në Takimin e Nivelit të Lartë me UNCTAD në Gjenevë

Gjenevë, 14-15 Maj 2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Besmir Beja zhvilloi një takim të nivelit të lartë në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), në Gjenevë, ku zhvilloi takime me z. Renaud Massenet, Shef i Programı Asycyda (ASYCUDA UNCTAD), z. Constatin Ciuta, Menaxher i Programit Asycuda dhe z. John David ekspert i sistemeve të teknologjisë së informacionit, drejtuesi i ekipit të zhvillimit ASY5 (ASYCUDA UNCTAD).

Në diskutimet dypalëshe, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me Sistemet e Bashkimit Europian, për periudhën 2025–2030, së bashku me planin e veprimit përkatës.

Sipas Z. Beja, zbatimi strategjisë së miratuar nga Qeveria Shqiptare, synon që deri në vitin 2030 Shqipëria të disponojë një infrastrukturë të teknologjisë së informacionit për doganat tërësisht të harmonizuar me Kodin Doganor të BE-së, duke lehtësuar integrimin gradual në tregun e përbashkët europian dhe duke konsoliduar procesin e anëtarësimit.

Në fjalën e tij Z. Massenet vlerësoi progresin e Shqipërisë në fushën e doganave si vendi i parë kandidat për antarësim në BE që po zhvillon sistemet e informacionit në disa drejtime, si kalimi në Platformën e re të Asycuda W, ASY5 platform; ndërtimin e sistemeve të reja dhe sigurimin e ndërveprimit ndërmjet Asycuda dhe sistemeve të Tranzitit (NCTS), Një Dritare e Vetme (NSW), sistemit të tarifave (ITMS) etj.

Nga ana e tij Drejtori Beja u shpreh se, “me kalimin në Platformën e re të Asycuda-s, një platformë bashkëkohore sipas standarteve të Organizatës Botërore të Doganave, synojmë zhvillimin e algoritmeve të Inteligjencës Artificiale për Riskun, Vlerësimin Doganor dhe klasifikimin tarifor, si një instrument i rëndësishëm për rritjen e performancës dhe modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare drejt standarteve të një dogane europiane”.

Ekspertët e UNCTAD gjatë dy ditëve të vizitës së nivelit të lartë, prezantuan Planin e Veprimit dhe ndryshimet e rëndësishme që pritet të zhvillohen në platformën ASY5 dhe dizajnimit të sistemeve të reja doganore sipas standarteve të Bashkimit Europian, ku një sërë procesesh janë të automatizuara sa i përket eksportit, importit dhe tranzitit, deklaratës doganore, garancisë globale, etj.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters