Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 13 maj 2026 – Janë miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kuadër të masave për monitorimin dhe stabilizimin e tregut të hidrokarbureve.
Vendimi bazohet në metodologjinë ligjore në fuqi, duke reflektuar luhatjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të dhënat e publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, si dhe detyrimet fiskale dhe marzhet e tregtimit.
Çmimet tavan të miratuara janë:
Shitje me shumicë:
189 lekë/litër për gazoilin
175 lekë/litër për benzinën
Shitje me pakicë:
201 lekë/litër për gazoilin
187 lekë/litër për benzinën
Çmimet e përcaktuara janë nën kufijtë e parashikuar për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, ndaj për të dy produktet zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Këto janë çmime maksimale dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë, ndërsa mbetet mundësia për tregtim me çmime më të ulëta.
Vendimi hyn në fuqi më datë 13 maj 2026, ora 18:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë.