Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore Shqiptare njofton se, duke nisur nga dita e nesërme, (e hënë, 11 Maj 2026) autoritetet doganore greke në doganën e Mavromatit, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë - Botë, do të zbatojnë zgjatjen me dy orë të orarit të shërbimit për përpunimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Sipas njoftimit zyrtar të palës greke, pika kufitare do të funksionojë çdo ditë nga ora 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, përkatësisht nga ora 06:00 deri në 24:00 me orën greke. Më herët, orari i funksionimit ka qenë nga ora 06:00 deri në 22:00 me orën shqiptare.
Ky ndryshim pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve, emigrantëve dhe turistëve gjatë sezonit veror, periudhë në të cilën regjistrohet rritje e fluksit të udhëtarëve në këtë pikë kufitare.
Zgjatja e orarit synon reduktimin e kohës së pritjes dhe shmangien e radhëve, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimit dhe garantimin e një kalimi më të shpejtë e më efikas për të gjithë udhëtarët.