HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Tiranë, 23.04.2026 - Në lidhje me publikimet në media për veprimet e strukturave doganore në Portin e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se, në përmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi, është ushtruar kontroll, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, në një kontenier të deklaruar me deklaratë tranziti. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se kishte mallra të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Në zbatim të procedurave ligjore u vendos bllokimi i mallit, deri në mbërritjen e përgjigjes përfundimtare, nëse këto mallra rezultonin si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale ose jo.

Në vijim, u mundësua vënia në dispozicion e një kontenieri bosh për magazinimin e mallrave, i cili u plumbos dhe u vendos në Zonën e Monitorimit. Më pas ky kontenier është përdorur për të depozituar edhe dy bllokime të tjera lidhur me mallra të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, sipas procesverbaleve përkatëse. 

Më datë 09.04.2026, pasi strukturat doganore mbaruan kontrollin e një deklarate tranziti, ku u gjetën sërish mallra të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, u vendos që këto mallra të depozitoheshin dhe të bllokoheshin tek ky kontenier, ku ishin të depozituara e bllokuara edhe sasitë e mëparshme. Gjatë kqyrjes u vu re se kontenieri nuk ndodhej në Zonën e Monitorimit.

Autoriteti Doganor menjëherë mori kontakt me Autoritetin Portual që menaxhon Terminalin e Kontenierëve dhe nga informacioni i dhënë rezultoi se mjeti (kontenieri) ishte imbarkuar në një anije kontenierike të regjistruar në regjistrin e nisjeve si një kontenier bosh.

Në vijim, u kontaktua me përfaqësuesin e agjencisë detare, i cili ka bërë me dije se, kontenieri është imbarkuar në anije më 02.04.2026 si kontenier bosh.

Sapo u mor dijeni, u fillua hetimi procedural nga strukturat e hetimit doganor dhe u administruan të gjithë dokumentet e kësaj procedure.

Kontenieri tashmë është kthyer në Portin e Durrësit dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka ndryshime në plumbosjen e tij. Kontenieri do të hapet nga strukturat e hetimit doganor dhe Prokuroria e Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar me të gjithë organet kompetente për sqarimin ligjor të rrethanave për lëvizjen e mallrave të dyshuara si cenuese të së drejtave të pronësisë intelektuale, të bllokuara dhe plumbosura sipas procedurës përkatëse. Krahas veprimeve të prokurorisë, në çdo rast do të vlerësohet edhe përgjegjësia disiplinore e doganierëve.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters