Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Bruksel, 17.04.2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Besmir Beja zhvilloi sot një takim në Bruksel me znj. Pranvera Kastrati, Drejtore e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore).
Takimi u fokusua në diskutimet mbi rritjen e bashkëpunimit mes Administratës Doganore Shqiptare dhe CEFTA-s gjatë vitit 2026, vit në të cilin Shqipëria ka dhe presidencën e radhës të CEFTA-s nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.
Në fjalën e tij z. Beja u fokusua në rritjen e rolit të Doganave Shqiptare drejt lehtësimit të tregtisë, digjitalizimit të procedurave dhe zbatimit praktik të lehtësive për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar.
Nga ana e saj znj. Kastrati vlerësoi rolin interaktiv të Administratës Doganore Shqiptare në kontrollin, verifikimin dhe certifikimin e origjinës së mallrave, shkëmbimin e informacionit në kuadër të projektit SEED dhe lehtësitë proceduriale për Operatorët Ekonomikë të Autorizuar.
Gjatë vitit të kaluar, kur Dogana Shqiptare mbajti kryesimin e nënkomitetit të CEFTA-s për Rregullat e Origjinës, janë zhvilluar një sërë nismash dhe aktivitetesh në kuadër të CEFTA për rritjen e shkëmbimit të informacionit për analizën e riskut, harmonizimin e rregullave të origjinës, klasifikimit tarifor etj.