HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Vendim i Bordit të Transparencës, datë 08 Prill 2026

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve miratoi, me Vendimin nr. 4, datë 08.04.2026, çmimet tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

 
Vendimi është marrë në vijim të masave për menaxhimin e situatës në tregun e hidrokarbureve dhe mbështetet në kuadrin ligjor në fuqi, përfshirë Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 186, datë 19.03.2026, si dhe Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, lidhur me aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës për produktin gazoil.

 
Bazuar në metodologjinë përkatëse dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, rezultoi se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin do të ishte mbi pragun e përcaktuar, çka solli rillogaritjen e çmimeve duke aplikuar nivelin 80% të akcizës. Në këtë kuadër, është zbatuar niveli i reduktuar i akcizës për gazoilin, në përputhje me përcaktimet ligjore.

 
Çmimet e miratuara nga Bordi janë çmime tavan (maksimale), që përfshijnë detyrimet doganore, tatimore dhe TVSH-në, dhe janë të detyrueshme për të gjithë operatorët ekonomikë. Tregtimi mbi këto çmime nuk lejohet, ndërsa operatorët janë të lirë të ofrojnë çmime më të ulëta.

 
Sipas vendimit, çmimet tavan janë:

 
Për shitjen me shumicë:

• 208 lekë/litri për gazoilin

• 169 lekë/litri për benzinën

 
Për shitjen me pakicë:

• 220 lekë/litri për gazoilin

• 181 lekë/litri për benzinën

 
Gjithashtu, është ngarkuar administrata doganore për zbatimin në sistem të nivelit të reduktuar të akcizës për produktin gazoil, sipas përcaktimeve përkatëse.

Vendimi hyn në fuqi në datën 08 prill 2026, ora 15:30, dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë nga Bordi.


Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. 

 

Dokumenta ndihmëse

  • Vendim bordi nr. 4 per miratim cmimi tavan date 08.04.2026 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters