HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dialog i hapur me bizneset austriake për reformat doganore dhe integrimin në BE

Tiranë, 08.04.2026 - Sot u zhvillua Forumi Dogana–Biznes me përfaqësues të sipërmarrjeve austriake që operojnë në Shqipëri, një platformë e rëndësishme dialogu mes Administratës Doganore dhe komunitetit të biznesit, me fokus forcimin e bashkëpunimit, lehtësimin e tregtisë dhe përshpejtimin e reformave drejt integrimit europian.

 
Diskutimet u përqendruan në politikat kyçe dhe reformat doganore për vitin 2026, me theks të veçantë te digjitalizimi i procedurave, avancimi i projektit “Dritarja e Vetme Doganore” (National Single Window), harmonizimi me standardet e Bashkimit Europian dhe transparenca për tarifat doganore.

 
Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, rikonfirmoi angazhimin e Administratës Doganore si një partner i besueshëm i biznesit në procesin drejt standardeve evropiane. “Ne mbështetemi në parimin e lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë së ndershme, përmes digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe thjeshtimit të procedurave. Aktualisht, 100% e shërbimeve për biznesin ofrohen online, duke rritur ndjeshëm shpejtësinë, transparencën dhe duke ulur kohën e procesimit,” u shpreh ai.

 
Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm prezantoi vizionin për transformimin e plotë digjital dhe institucional të doganave shqiptare, duke theksuar rolin e Inteligjencës Artificiale në rritjen e efikasitetit dhe saktësisë së kontrollit: 

 
“Synojmë kalimin drejt një administrate doganore parashikuese, të drejtuar nga të dhënat dhe e bazuar në risk. Inteligjenca artificiale do të reduktojë kontrollet e panevojshme dhe do të forcojë luftën kundër kontrabandës dhe mashtrimit fiskal,” u shpreh ai, duke shtuar se tashmë kanë nisur testimet e para të suksesshme në bashkëpunim me AKSHI dhe Microsoft.

 
Gjithashtu, u bë e ditur se sistemi ASYCUDA do të përditësohet në një version të avancuar me 25 module të reja në përputhje me standardet e BE-së, si dhe do të vijojë procesi i përafrimit të plotë të legjislacionit doganor shqiptar me atë të Bashkimit Europian brenda vitit 2026, në kuadër të Kapitullit 29.

 
Në forum mori pjesë edhe Ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, znj. Monika Zach, e cila vlerësoi progresin e Administratës Doganore Shqiptare: “Forume të tilla krijojnë një urë të drejtpërdrejtë komunikimi mes institucioneve dhe biznesit, duke kontribuar në një mjedis më të parashikueshëm dhe transparent për investitorët e huaj,” theksoi ajo.

 
Përfaqësuesit e bizneseve austriake vlerësuan rolin e Administratës Doganore si një nga institucionet lider në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar gjithashtu përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit doganor, si elementë kyç në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

 
Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar për të vijuar dialogun e hapur me komunitetin e biznesit dhe për të avancuar reformat që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters