HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Vendim i Bordit të Transparencës, datë 03 Prill 2026

Tiranë, 3 prill 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka miratuar sot, me Vendimin nr. 3, datë 03.04.2026, çmimet tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kuadër të masave për menaxhimin e situatës në tregun e hidrokarbureve.


Vendimi bazohet në aktet ligjore në fuqi, përfshirë Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 186, datë 19.03.2026, si dhe Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, i cili parashikon aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës në rastet kur çmimi i shitjes me pakicë të gazoilit tejkalon pragun e përcaktuar.


Në këtë kuadër, pas reflektimit të çmimeve në bursat ndërkombëtare dhe zbatimit të metodologjisë përkatëse, është bërë rillogaritja e çmimit për produktin gazoil, duke aplikuar nivelin e reduktuar të akcizës. Po ashtu, vlera “premio” zbatohet sipas publikimeve të një dite më parë.


Çmimet e miratuara nga Bordi janë çmime tavan (maksimale), të cilat përfshijnë detyrimet doganore, tatimore dhe TVSH-në, dhe janë të detyrueshme për të gjithë operatorët ekonomikë. Tregtimi mbi këto çmime nuk lejohet, ndërsa lejohet shitja me çmime më të ulëta.


Sipas vendimit, çmimet tavan janë si më poshtë:


Për shitjen me shumicë:

• 212 lekë/litri për gazoilin

• 169 lekë/litri për benzinën


Për shitjen me pakicë:

• 224 lekë/litri për gazoilin

• 181 lekë/litri për benzinën


Vendimi hyn në fuqi në datën 03 prill 2026, ora 20:00, dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.


Gjithashtu, është parashikuar zbatimi në sistem i nivelit të reduktuar të akcizës për gazoilin nga strukturat përkatëse, në përputhje me përcaktimet ligjore.


Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare, si dhe në faqet zyrtare të institucioneve përgjegjëse.

Dokumenta ndihmëse

  • Vendim i Bordit të Transparencës, datë 03 Prill 2026 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters