Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore, pjesë e Komitetit Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit (KKKSH), duke kontribuar në forcimin e koordinimit ndërinstitucional në fushën e emergjencave dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Në kuadër të këtij angazhimi, përfaqësues të Doganës morën pjesë në takimin e parë të Komitetit, i zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u diskutuan dhe u prezantuan rregullorja e funksionimit, plani vjetor i veprimtarisë, si dhe prioritetet kryesore të KKKSH.
Komiteti Kombëtar i Kërkim-Shpëtimit përfshin përfaqësues të institucioneve kyçe shtetërore dhe strukturave të emergjencës. Ai ka si objektiv hartimin dhe rishikimin e politikave dhe strategjive kombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit, si dhe forcimin e bashkëpunimit me autoritetet civile, ushtarake dhe partnerët ndërkombëtarë për zhvillimin e operacioneve efektive SAR.