Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, ka zhvilluar një operacion të përbashkët kontrolli në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të paligjshmërive në fushën doganore.
Operacioni u realizua mbi bazën e analizës së riskut dhe informacioneve operative, duke përfshirë kontrolle të detajuara ndaj subjekteve dhe mjeteve të dyshuara.
Ky operacion konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe efektivitetin e kontrolleve parandaluese në garantimin e respektimit të ligjit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Policia e Shtetit mbeten të angazhuara në vijimësi për forcimin e kontrolleve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt dhe transparent për aktivitetet tregtare.