HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana Shqiptare merr pjesë në trajnimin rajonal për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore 

Tiranë, 25.05.2026 - Administrata Doganore mori pjesë në trajnimin rajonal për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së migrantëve, i zhvilluar në Shkup, Maqedoni e Veriut.
Ky trajnim u organizua nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (United Nations Office on Drugs and Crime), në bashkëpunim me projektin EU4FAST, në kuadër të zbatimit të veprimit të përbashkët BE–UNODC për forcimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë përmes masave të synuara të kontrollit kufitar në porte dhe aeroporte në Evropën Juglindore (Faza II, 2024–2027).
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Doganës Shqiptare, pjesë e njësive ndërinstitucionale të kontrollit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe në Portin e Durrësit, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në nivel rajonal.
Trajnimi kishte në fokus forcimin e kapaciteteve operacionale të strukturave të vijës së parë, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së migrantëve. Gjatë sesioneve të zhvilluara, pjesëmarrësit trajtuan çështje që lidhen me kuadrin ligjor ndërkombëtar, rolin e bashkëpunimit rajonal, përdorimin e zgjidhjeve digjitale në kontrollin kufitar, si dhe hartimin e procedurave standarde të përbashkëta për menaxhimin e rasteve në kufi.
Pjesëmarrja në këtë trajnim shërben për forcimin e mëtejshëm të rolit të Administratës Doganore në garantimin e sigurisë kufitare, si dhe në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkufitar, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters