HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Platformë Dialogu mbi Dritaren e Vetme Kombëtare për Doganat Qeverisja, Zbatimi dhe Partneriteti

10.03.2026 - Në Tiranë u zhvillua Platforma e Dialogut mbi Dritaren e Vetme Kombëtare për Doganat (National Single Window), një iniciativë që synon modernizimin e proceseve të tregtisë ndërkufitare dhe lehtësimin e procedurave për biznesin. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë për të diskutuar mbi qeverisjen, zbatimin dhe partneritetin në këtë projekt strategjik.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, theksoi se projekti i Dritares së Vetme Kombëtare përbën një nga iniciativat më gjithëpërfshirëse institucionale për lehtësimin e biznesit dhe modernizimin e administratës. Ai theksoi se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është e angazhuar të kontribuojë plotësisht në këtë proces përmes bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit.

Sipas tij, sisteme të tilla jo vetëm që ulin kostot për bizneset, por edhe rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe efikasitetin e proceseve tregtare. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet partnere dhe komunitetin e biznesit, të cilët janë përdoruesit kryesorë të këtij sistemi dhe faktorë kyç për suksesin e tij.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, theksoi se projekti i Dritares së Vetme përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit të mënyrës se si bizneset realizojnë proceset tregtare, duke e konsideruar lehtësimin e tregtisë një element kyç edhe në kuadër të procesit të integrimit europian. Ndërsa zëvendës ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, nënvizoi se përfshirja e 14 institucioneve dhe agjencive shtetërore në një platformë të përbashkët do të reduktojë kostot për operatorët ekonomikë dhe do të kontribuojë në harmonizimin me sistemet europiane.

“Dritarja e Vetme Kombëtare për Doganat përmirëson efikasitetin, transparencën dhe koordinimin mes institucioneve, duke ndihmuar bizneset të kursejnë kohë, të ulin kostot dhe të rrisin aftësitë konkurruese në tregjet ndërkombëtare,” tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Gjatë aktivitetit u prezantua edhe arkitektura e sistemit dhe plani i zbatimit të Dritares së Vetme Kombëtare, si dhe u diskutua mbi kuadrin ligjor dhe shkëmbimin e të dhënave ndërinstitucionale në funksion të përputhjes me standardet europiane.

Dritarja e Vetme në Dogana është një platformë digjitale që u mundëson bizneseve të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e kërkuar për importin ose eksportin e mallrave përmes një sistemi të vetëm online. Dokumentet dhe të dhënat shpërndahen automatikisht tek të gjitha institucionet përgjegjëse, duke eliminuar nevojën për paraqitjen e tyre në mënyrë të veçantë në çdo agjenci.

Ky sistem pritet të sjellë përfitime të shumta, duke përfshirë thjeshtimin e procedurave, përpunimin më të shpejtë të dokumenteve, reduktimin e burokracisë dhe rritjen e transparencës përmes monitorimit në kohë reale të statusit të dërgesave dhe autorizimeve përkatëse. Njëkohësisht, ai kontribuon në uljen e kostove administrative për bizneset dhe administratën publike.

Në përmbyllje të diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogut me sektorin privat për zbatimin e suksesshëm të këtij projekti, i cili pritet të kontribuojë ndjeshëm në lehtësimin e tregtisë, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters