HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Doganat Shqiptare në Takimin Rajonal mbi Amendamentet për Mbetjet Elektronike

Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në takimin rajonal mbi amendamentet për mbetjet elektronike (E-waste) për vendet e Europës Lindore, organizuar në Bratislavë, Sllovaki, nga Sekretariati i Basel Convention në kuadër të Konventave BRS (Basel, Rotterdam dhe Stockholm).

 
Ky takim rajonal, i zhvilluar në formën e një tryeze bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kompetente, u fokusua në zbatimin e amendamenteve të reja të Konventës së Bazelit lidhur me lëvizjet ndërkufitare të mbetjeve elektronike, forcimin e procedurës së Pëlqimit Paraprak të Informuar (PIC), si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar ndërmjet autoriteteve përgjegjëse.

 
Pjesëmarrja e Doganave Shqiptare në këtë takim rajonal përforcon angazhimin institucional për:

• rritjen e kapaciteteve në kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve elektronike;

• forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së mjedisit;

• garantimin e zbatimit efektiv të detyrimeve ndërkombëtare që burojnë nga Konventa e Bazelit;

• mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurisë kombëtare nga rreziqet që lidhen me trafikimin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme.

 
Menaxhimi i duhur i mbetjeve elektronike përbën një sfidë në rritje për shkak të ndikimit të tyre potencial në mjedis, në shëndetin e qytetarëve dhe në sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. Në këtë kuadër, roli i Administratës Doganore është thelbësor për identifikimin, monitorimin dhe parandalimin e lëvizjeve të paligjshme ndërkufitare.

 
Përmes pjesëmarrjes në tryeza dhe takime rajonale, Doganat Shqiptare kontribuojnë në shkëmbimin e praktikave më të mira, harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe forcimin e mekanizmave të koordinimit me autoritetet homologe të vendeve të rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë.

 
Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrollit të mallrave me risk mjedisor dhe në konsolidimin e rolit të saj si një aktor kyç në mbrojtjen e mjedisit, shëndetit publik dhe interesit kombëtar.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters