Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në kuadër të angazhimit për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, Doganat Shqiptare morën pjesë në trajnimin “Siguria e Kufijve dhe Ndalimi i Armëve të Dëmtimit në Masë (ADM)”, organizuar nga RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim për Siguri në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.
Trajnimi mblodhi përfaqësues të institucioneve nga vende të ndryshme të rajonit, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave, praktikave më të mira dhe koordinimin e veprimeve në fushën e sigurisë kufitare.
Gjatë aktivitetit u trajtuan çështje që lidhen me identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve që lidhen me përhapjen e armëve të dëmtimit në masë, forcimin e analizës së riskut, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Pjesëmarrja në iniciativa të tilla dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Doganave Shqiptare për profesionalizëm, përmbushje të standardeve ndërkombëtare dhe garantimin e një sigurie më të lartë në kufijtë e vendit.