HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave pret ekipin e Bankës Botërore për projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit TTFP 2.0

Tiranë, 25 Shkurt 2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti sot ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të misionit përgatitor të projektit “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project (TTFP) 2.0”, një nismë rajonale që synon përmirësimin e lehtësimit të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të takimit ishte modernizimi i shërbimeve doganore dhe përmirësimi i menaxhimit kufitar, me synimin për të përputhur praktikat doganore shqiptare me standardet më të mira ndërkombëtare dhe ato të Bashkimit Europian. Drejtori Beja vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Botërore dhe theksoi rëndësinë e fazës së dytë të projektit për avancimin e reformave në Administratën Doganore Shqiptare.

Gjatë diskutimeve, palët u ndalën në rezultatet e arritura deri më tani, si dhe në hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në kuadër të projektit të Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit, TTFP 2.0 dhe programeve të lidhura me të. Gjithashtu u diskutuan investimet prioritare që pritet të realizohen, përmirësimi i sistemeve dhe proceseve të Administratës Doganore, ngritja e kapaciteteve për kontrolle më të shpejta dhe efikase kufitare, rritja e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve, si dhe modernizimi i infrastrukturës dhe teknologjisë në dispozicion të doganave.  

Projekti “Western Balkans Trade and Transport Facilitation Project 2.0” është një program rajonal i mbështetur nga Banka Botërore, i cili synon të përmirësojë transportin  dhe të lehtësojë lëvizjen e mallrave. Faza e dytë e këtij programi ndërtohet mbi arritjet e fazës së parë dhe ka si objektiv thellimin e reformave për harmonizimin e procedurave doganore, reduktimin e kohës dhe kostove në kufi, si dhe përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e konsideron këtë proces një mundësi të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale, për përshpejtimin e reformave dhe për përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit kufitar dhe lehtësimit të tregtisë në vend, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë dhe integrimit europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters