Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë - (22/02/2026) Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregëtimit pa autorizimet parkatëse.
Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregëtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.
Drejtoria e Përgjithshme, siç ka dëshmuar në aksionet e fundit, garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që kryen shkelje të Kodit Doganor.