Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nisur nga shqetësimet e ngritura nga strukturat e kontrollit dhe mbikëqyrjes, lidhur me zbatimin e procedurave që mundësojnë vendosjen/hyrjen e mallrave nën regjimin e posaçëm të Magazinimit Doganor, mbikqyrjen e tyre dhe përmbylljen e regjimit (daljen e mallrave), ka kërkuar nga degët doganore dhe operatorët ekonomikë zbatimin në mënyrë sa më rigoroze të akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë proces.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me qëllim eliminimin e rasteve të neglizhencës në zbatimin me korrektësi të rregullave që mundësojnë mbikëqyrjen e mallrave nën regjimin e Magazinimit Doganor, sjell në vëmendjen e operatorëve ekonomikë detyrimet e mëposhtme:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh bindjen se, zbatimi i ligjshmërisë dhe bashkëpunimi me operatorët ekonomikë do të garantojnë mbrojtjen e interesave ekonomikë dhe financiarë të vendit.