HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare pret Drejtorin e Doganës së Kosovës (Publikuar dt. 10/02/2026)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, z. Besmir Beja, priti sot Drejtorin e Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, takim i cili shënoi edhe takimin e parë zyrtar të Drejtorit të Përgjithshëm që prej marrjes së detyrës. 

Gjatë bashkëbisedimit, drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin e konsoliduar ndër vite ndërmjet Doganës Shqiptare dhe asaj të Kosovës, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i qëndrueshëm, konstruktiv dhe në rritje të vazhdueshme, me rezultate konkrete dhe të matshme në disa sektorë të rëndësishëm për tregtinë dhe ekonominë e të dy vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, z. Besmir Beja, theksoi se proceset e digjitalizimit të shërbimeve doganore mbeten një prioritet strategjik për Administratën Doganore Shqiptare, pasi kontribuojnë në rritjen e transparencës, thjeshtimin e procedurave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj bizneseve. 

Ai nënvizoi se shkëmbimi elektronik i të dhënave dhe avancimi i sistemeve të përbashkëta digjitale do të vijojnë të jenë në fokus, në funksion të përshpejtimit të proceseve, forcimit të kontrollit dhe luftës kundër paligjshmërisë.

Prezenca e Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit u vlerësua nga të dy palët si një vlerë e shtuar strategjike, e cila ka kontribuar drejtpërdrejt në lehtësimin e procedurave doganore, rritjen e efikasitetit operacional dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset dhe operatorët ekonomikë në të dy anët e kufirit.

Drejtori i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, vlerësoi se hapja e Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit përbën një arritje të jashtëzakonshme për ekonominë e Kosovës, pasi mundëson përpunim më të shpejtë të mallrave, kursen kohë dhe ul ndjeshëm kostot për bizneset, duke rritur konkurrueshmërinë e tyre dhe duke krijuar lehtësi konkrete për operatorët ekonomikë kosovarë.

Në këtë kuadër, u theksua se procedurat e përshpejtuara dhe funksionimi i pikës unike “One Stop Shop” në Morinë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e volumit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në rritjen e fluksit të pasagjerëve, duke reflektuar drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Lehtësitë procedurale dhe ulja e kostove janë ndjerë konkretisht nga bizneset dhe tregtarët, çka ka sjellë reduktim të kohës së pritjes, ulje të kostove financiare dhe rritje të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Takimi rikonfirmoi angazhimin e përbashkët të Doganës Shqiptare dhe Doganës së Kosovës për të vijuar iniciativa të përbashkëta që synojnë lehtësimin e tregtisë, rritjen e sigurisë dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të dy vendeve.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters