HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana në forumin me biznesin francez, lehtësim procedurash doganore dhe ftesë për të aplikuar për Operatorë Ekonomik të Autorizuar (Publikuar dt. 22/01/2026)

Ditën e enjte, më 22 janar 2026, u zhvillua takimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë–Shqipëri (CCIFA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, me qëllim forcimin e dialogut institucional dhe thellimin e bashkëpunimit mes administratës doganore dhe komunitetit të biznesit. 

 


Takimi u hap nga Z. Julien Roche, President i CCIFA, i cili vlerësoi trasparencën dhe profesionalizimin e Administratës Doganore si dhe rëndësinë e këtij komunikimi të drejtpërdrejtë dhe rolin e CCIFA në përfaqësimin e interesave të anëtarëve të saj.  

 


Zoti Genti Gazheli Drejtori i Përgjithshëm ne fjalen e tij theksoi se ky është takimi i parë zyrtar me CCIFA, i cili pritet të pasohet nga të tjerë, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit Doganë–Biznes. 

 


Z. Gazheli solli në vëmendje eksperiencat pozitive të mëparshme me operatorë të veçantë ekonomikë franceze, përfshirë dhënien e statusit “Operator Ekonomik i Autorizuar” subjektit MARLOTEX, në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shqiptare dhe franceze, si një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm dhe ftoi bizneset e pranishme të aplikonin pranë Administratës Doganore për të përfituar nga lehtësitë që ofron ky status. 

 


Gjithashtu, ne kete takim u theksuan marrëdhëniet historikisht shumë të mira mes Doganave Shqiptare dhe atyre Franceze, bashkëpunimi i vazhdueshëm me Atasheun Doganor Francez dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.  

 


Z. Gazheli shprehu entuziazmin për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve edhe në kuadër të CCIFA, duke garantuar mbështetje dhe asistencë maksimale për anëtarët e saj në zhvillimin dhe prosperitetin e bizneseve te tyre në Shqipëri. 

 


Në vijim, u prezantuan çështjet kryesore të ngritura nga bizneset anëtare, si dhe pritshmëritë e tyre në raport me procedurat dhe shërbimet doganore duke konkluduar për thellimin e bashkëpunimit në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe zhvillimit ekonomik.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters