Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Bruksel - Sot u zhvillua takimi i nivelit të lartë ndërmjet Administratës Doganore Shqiptare, DG TAXUD dhe UNCTAD, i fokusuar në modernizimin dhe përafrimin e sistemeve të informacionit doganor të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian për periudhën 2025–2030.
Gjatë takimit u prezantua vizioni strategjik i modernizimit, si edhe teknologjitë më të reja ASYCUDA, përfshirë ASYCUDA Cloud Framework dhe zgjidhjet për rritjen e ndërveprimit, sigurisë dhe eficiencës së proceseve doganore.
Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe integrimit europian të sistemit doganor shqiptar.