Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në Degën Doganore Tushemisht, u zhvillua vizita teknike dhe logjistike koordinuese në kuadër të përgatitjes së ushtrimit ndërkufitar në terren P100 Shqipëri–Maqedoni e Veriut, me qëllim forcimin e masave të biosigurisë dhe biosigurimit në vijën e parë.
Vizita u organizua në bashkëpunim me EU CBRN CoE – Projekti P100 dhe mblodhi përfaqësues të Shërbimit Doganor Shqiptar, Policisë Kufitare, Institutit të Shëndetit Publik, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të projektit.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit shkëmbyen informacion dhe u koordinuan mbi përgatitjet për ushtrimin e planifikuar, duke u fokusuar në organizimin e përgjithshëm, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolet e strukturave të përfshira gjatë ushtrimit. Vizita në terren shërbeu për njohjen praktike me ambientet e PKK Tushemisht dhe për identifikimin e nevojave kryesore organizative.
Vizita në terren në PKK Tushemisht shërbeu për të vlerësuar nga afër funksionimin e pikës kufitare dhe për të identifikuar nevojat kryesore organizative, në funksion të garantimit të një reagimi të koordinuar dhe efektiv gjatë ushtrimit të ardhshëm.
Aktiviteti u përmbyll me dakordësimin e hapave të mëtejshëm për përgatitjen e ushtrimit ndërkufitar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkufitar, si dhe rolin e Doganave Shqiptare në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit publik në kufi.