Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) ka vlerësuar Administata Doganare Shqiptare me çmimin e vendit të parë për këtë vit, duke theksuar bashkëpunimin e suksesshëm ndërkufitar dhe shkëmbimin efektiv të informacionit mes autoriteteve doganore të vendeve anëtare.
Ky çmim pasqyron angazhimin dhe profesionalizmin e Doganave Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe kontributin e tyre në menaxhimin e hetimeve të përbashkëta në rajon.
Hetimi i përbashkët Shqipëri–Turqi, i shpallur fitues, u fokusua në goditjen e trafikut të prekursorëve të drogës, duke rezultuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme barnash që përmbanin pseudoefedrinë, të fshehura në bagazhet e disa pasagjerëve.
Për më shumë informacion mbi hetimet e vlerësuara nga SELEC, mund të vizitoni linkun:https://www.selec.org/joint-investigations-awarded-by-selec/