HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Miratohet Strategjia 2025–2030 për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me BE-në (Publikuar dt.27/11/2025)

Këshilli i Ministrave miratoi dje “Strategjinë për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar me Sistemet e Bashkimit Evropian, për periudhën 2025–2030”, së bashku me planin e veprimit përkatës. Ky dokument strategjik shënon një hap të rëndësishëm drejt përputhjes së plotë të sistemeve doganore me standardet dhe arkitekturën e teknologjisë së informacionit të BE-së.

 Strategjia është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD, si dhe me asistencën teknike të DG TAXUD. Dokumenti përcakton zhvillimet prioritare në tre grupe sistemesh të nevojshme për vendet kandidate në procesin e aderimit:

1. Sistemet qendrore transevropiane, të zhvilluara nga Komisioni Europian, që përfshijnë 18 sisteme kyçe për menaxhimin e procedurave doganore, shkëmbimin e certifikatave, menaxhimin e riskut, EORI2, AEO, garancitë, sistemin IPR, tarifën e integruar etj.
2. Sistemet e decentralizuara transevropiane, si NCTS (tranziti), Sistemi i Autorizimit të Eksportit dhe zhdoganimi i centralizuar për import, të cilat kërkojnë zhvillimin e komponentëve kombëtarë.

3. Sistemet kombëtare të domosdoshme, që duhet të zhvillohen në përputhje me Kodin Doganor të Unionit dhe Dritaren e Vetme të BE-së, si njoftimi i mbërritjes, prezantimi, magazinimi i përkohshëm dhe sistemi kombëtar i importit.

 Objektivi kryesor i strategjisë është që deri në vitin 2030, Shqipëria të disponojë një infrastrukturë doganore tërësisht të harmonizuar me Kodin Doganor të BE-së, duke lehtësuar integrimin gradual në tregun e përbashkët evropian dhe duke konsoliduar procesin e anëtarësimit. Strategjia synon gjithashtu harmonizimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor për sistemet e informacionit doganor, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

 Zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta dhe afatgjata, përfshirë:

– lehtësimin e tregtisë (reduktim të kohës së zhdoganimit, rritje të efikasitetit operacional);

– integrim ekonomik (harmonizim me standardet e BE-së dhe qasje më të lehtë në tregun e përbashkët);

– forcim të transparencës dhe integritetit institucional;

– rritje të sigurisë kombëtare, falë sistemeve të avancuara të menaxhimit të riskut që parandalojnë kontrabandën dhe aktivitetet e paligjshme ndërkufitare;

– përfitime për bizneset, me ulje të kostove administrative, thjeshtim të procedurave dhe një mjedis më të favorshëm për investime, duke rritur konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, duke e konsideruar modernizimin e sistemeve të informacionit si një nga prioritetet kryesore për garantimin e funksionimit efikas të doganës si porta e parë e hyrjes dhe e fundit e daljes në tregun e përbashkët evropian.

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters