HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Forcimi i bashkëpunimit rajonal kundër trafikimit përmes konteinerëve (Publikuar dt. 13/11/2025)

Në një realitet tregtar gjithnjë e më të ndërlidhur globalisht, metodat e sofistikuara të fshehjes së mallrave nëpër konteinerë dhe itineraret e shumta të përdorura nga grupet e krimit të organizuar, përbëjnë sfida serioze për autoritetet ligjzbatuese dhe rrezik për sigurinë rajonale.

 

Në këtë kuadër, më datë 6 nëntor 2025, në selinë e SELEC në Bukuresht u zhvillua takimi i Container Security Task Force, i cili mblodhi përfaqësues të autoriteteve doganore dhe të rendit nga vendet anëtare, mes tyre edhe Administrata Doganore Shqiptare, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të adresuar aktivitetet e paligjshme të lidhura me trafikimin përmes konteinerëve.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira mbi profilizimin e dërgesave me risk të lartë dhe përdorimin e qasjeve të bazuara në të dhëna për identifikimin e rrjeteve kriminale. Po ashtu, u diskutuan raste konkrete të bashkëpunimit ndërkufitar që kanë çuar në sekuestrime të rëndësishme dhe në çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar transnacional.

 

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e koordinimit më të ngushtë midis agjencive doganore, policore dhe operatorëve portualë, për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive taktikave gjithnjë në ndryshim të fshehjes së mallrave të paligjshme.

 

Gjithashtu, u prezantua një përmbledhje rajonale e tendencave të trafikimit, me fokus te mallrat më shpesh të përdorura për fshehje në konteinerë dhe modelet e aktivitetit kriminal në këtë fushë. Në bazë të këtyre analizave, Task Forca rekomandoi prioritetet e ardhshme për shtetet anëtare me qëllim forcimin e kapaciteteve operacionale dhe parandalimin e këtij fenomeni kompleks.

 

E krijuar në vitin 2005 dhe e koordinuar nga Administrata Doganore e Greqisë, Container Security Task Force vijon të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë kundër krimit të lidhur me transportin përmes konteinerëve.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters