Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Duke pasur si objektiv forcimin e kapaciteteve në identifikimin e trafikut të paligjshëm në zinxhirin e furnizimit me konteinerë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Evropën Juglindore (ROSEE) të UNODC, organizoi një Trajnim Përditësues për oficerët doganorë dhe të policisë të Njësisë së Kontrollit të Kontenjerëve (PCCU) në Portin e Durrësit, më 3–7 nëntor 2025.
Trajnimi u fokusua në analizën e riskut, teknikat e profilizimit, kontrollet praktike, si dhe përdorimin e informacionit paraprak për rritjen e efektivitetit operacional.
Në trajnim morën pjesë edhe anëtarë të NJKK nga Dogana e Kosovës dhe Dogana e Malit të Zi (Porti i Barit), duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e shtetit të së drejtës dhe sigurisë kufitare.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësve iu shpërndanë çertifikata zyrtare të lëshuara nga UNODC.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Veprimit të Përbashkët BE–UNODC 2024–2027, për mbështetjen e kontrollit kufitar dhe qeverisjes së mirë në Evropën Juglindore.