Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave u zhvillua sot një takim pune me përfaqësues të Doganës së Kosovës, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mbi funksionalitetet e modulit të akcizës në sistemin elektronik ASYCUDA World.
Takimi shërbeu si një platformë bashkëpunimi ndërmjet dy administratave doganore, me qëllim forcimin e partneritetit profesional dhe avancimin e proceseve teknologjike që lidhen me administrimin e akcizës. Gjatë diskutimeve u ndanë eksperienca konkrete mbi zbatimin dhe mirëfunksionimin e modulit të akcizës, si dhe mbi aspektet teknologjike dhe IT që mundësojnë funksionimin efikas të këtij sistemi.
Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave për modernizimin e mëtejshëm të sistemeve doganore dhe harmonizimin e praktikave në rajon.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë rikonfirmoi gatishmërinë për të ofruar mbështetje teknike dhe për të ndarë eksperiencën institucionale në këtë fushë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në funksion të zhvillimit të administratave doganore të rajonit.